Forca e Sigurisë së Kosovës ka organizuar sot “Ditën e Hapur” për nder të “Ditës së Forcës”, në të gjitha kazermat e saj, me ç’rast vizitorët kanë pasur mundësi të shohin pajisje, demonstrime dhe aktivitete të shumta që dëshmojnë për kapacitetet e FSK-së. Manifestimi qendror është mbajtur në kazermën “Adem Jashari“ në Prishtinë.
Me këtë rastë ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka thënë se sot është ditë e hapur për qytetaret dhe se do t’i prezantojnë kapacitetet FSK-së.
“E kemi 10 vjetorin e FSK dhe shpresoj që vitin tjetër të prezentojmë kapacitete tjera. Ne jemi duke u përgatitur për transformim dhe i falenderoj ushtaret. Ashtu siç kemi deklaruar ne shpresojmë që në muajin dhjetor do te jetë muaji i tranzicionit. Presim të përfundojnë projektligjet nga komisionet. Nuk e dimë nëse do të shkurtohet plani i tranzicionit, por e dim që do të zgjas 10 vjet. Sipas rekomandimit janë paraparë që FSK do ti ketë çdo vit 5 milion shtesë”, ka thënë ai
Gjeneral i forcave tokësore Enver Cikaqi tha se sot do te mundohen që të i prezantojnë të gjitha pajisjet qytetarëve.
” Sot është dita e forcës dhe ne kemi hapur këtë ditë për të gjithë të interesuarit që duan të shohin pajisjet me të cilat punon FSK-ja”, shtoi ai.
Nderyshe sot qytetarë e nxënës të shkollave të ndryshme kanë vizituar kazermen ‘Adem Jashari’, për nder të kësaj dite. /arbresh.info


https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/527929624390374/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...