Ministri i Financave takon ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, e njofton për punën e tij

11:29 | 28 Janar 2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Ministri Murati uroi Hovenier për fillimin e misionit diplomatik në Kosovë dhe e falënderoi për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm që SHBA ka dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Ai, gjithashtu, e njoftoi Ambasadorin Hovenier lidhur me punën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe prioritet kryesore të Ministrisë për vitin 2022, të cilat përfshijnë reformën në skemat sociale e pensionale, si dhe formalizimin e ekonomisë, duke shprehur vullnetin e plotë në realizimin e këtyre objektivave në bashkëpunim e koordinim me SHBA.

Nga ana e tij, ambasadori Hovenier, përgëzoi Ministrin Murati për masat e ndërmarra nga MFPT dhe nënvizoi mbështetjen në thellimin e partneritetit në mes të ShBA-së dhe Ministrisë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Së fundi, Ministri Murati dhe Ambasadori Hovenier ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi në mes dy vendeve partnere në fushën e investimeve direkte dhe stabilitetit ekonomik./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara