Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se vendimin e parë për rritjen e pagave e ka marr si kryeministër Bajram Rexhepi.
“Të dytin zoti Ramush Haradinaj ku mbi bazën e këtij vendimi ende jepen pagat, të tretin Agim Çeku si kryeministër, të katërtin zotëri Thaçi, të pestin zoti Mustafa. Ka ende vendime por i përmenda vetëm këto për të treguar që ka pasur praktika që pagat e pozitave të caktuara politike janë vendosur me vendime të caktuara të Qeverisë”, ka thënë Hamza.
Ndërsa ish-ministri Avdullah Hoti ka thënë se vendimi i Qeverisë për rritje të pagave është bërë me datë 20 dhjetor 2017 ndërsa buxheti sipas tij është votuar me 22 dhjetor 2017.
“Është fakt që ky vendim nuk është reflektuar në buxhetin e vitit 2018. E dyta në Qeverinë Mustafa asnjëherë nuk i kemi rritur pagat për kabinetin qeveritar, është një vendim që iu ka lejuar edhe zëvendësministrave t’iu paguhen pagat për gjashtë muaj mbas mbarimit të mandatit të tyre. Pastaj le të supozojmë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e kundërshton vendimin e qeverisë, le të themi që Agjencia antikorrupsion nuk ka pasur të drejt kur e ka nxjerr atë opinion. Pra është konflikt i hapur interesi mbi baza të etikes së marrjes së vendimi sepse vendimi i prek vetëm ata që e kanë marr vendimin”, ka thënë ai./Arbresh.info
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...