Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar sot me drejtorin menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj.
“Gjatë këtij takimi, Ministri Selimi dhe drejtori menaxhues i AKP-së, Tolaj, kanë diskutuar për domosdoshmërinë që të trajtohen me prioritet lëndët e pazgjidhur në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me procesin e privatizimit në Kosovë, dhe po ashtu shqyrtuan modalitetet e dhënies së pronave shoqërore në shfrytëzim të Gjykatës në Mitrovicë dhe Prizren”, thuhet në njoftimin e MD-së.
Ministri Selimi tha se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në avancimin e mëtejmë të legjislacionit i cili do t’u shërbente këtyre institucioneve në ngritjen e efikasitetit në punën e tyre me qëllim të fuqizimit dhe ofrimit të sigurisë juridike të të drejtave pronësore, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Nga ana tjetër, Tolaj ka falënderuar Ministrin Selimi për interesimin dhe bashkëpunimin e ofruar duke e siguruar se AKP mbetet e përkushtuar të ofrojë zgjidhje brenda kompetencave të saj në të gjitha çështjet që lidhen me interesin publik./arbresh.info/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...