Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka takuar sot kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi.
Përmes një njoftimi për media, Ministri Selimi ka bërë të ditur se si simbolikë të parimit dhe motos “politika duart larg nga drejtësia”, gjatë vizitës Kryeprokurorit të Shtetit, i ka dhuruar një top basketbolli.
Njoftimi i plotë:
Pasi që ka qenë basketbollist, Kryeprokurorit Aleksander Lumezit, si simbolikë të parimit dhe motos “politika duart larg nga drejtësia”, gjatë vizitës sime në Prokurorinë e Shtetit, i dhurova një top basketbolli, duke theksuar se topi është në fushën e institucioneve të sundimit të ligjit. Në takim shprehëm vullnetin e dyanshëm për bashkëpunim për avancimin e sistemit të drejtësisë dhe bashkërëndim për fuqizimin e sundimit të ligjit. E sigurova, Kryeprokurorin se do të jem zëri i tyre në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës, veçanërisht për buxhetin dhe çështjet që lidhen me krijimin e kushteve për funksionim efektiv e të pavarur të Prokurorisë së Shtetit, si pjesë e sistemit të drejtësisë./arbresh.info/


Presidentja Osmani dekreton Ligjin për Buxhetin 2026
Prokuroria Speciale do të ankohet në Apel për rastin e 1 mi...
Një raketë godet Dubain, shpërthim i fortë në Palm Island pr...
Raportohet se lideri suprem i Iranit është vrarë, flet minis...
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...