Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor ka mbajtur një mbledhje ku është shqyrtuar buxheti i Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2019.
Edhe pse ishte i ftuar, Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, nuk ishte i pranishëm por atë e përfaqësoi zëvendësministri Mevludin Krasniqi.
Ky i fundit njoftoi se buxheti për bujqësinë gjatë vitit 2019 do të jetë rreth 61.4 milionë euro, ndër to 48.000.887 euro do të ndahen për subvencione për bizneset e ndryshme bujqësore.
Krasniqi tha se janë 600 përfitues të granteve investive në të gjitha sektoret, projektet e të cilëve, sipas tij, kanë filluar të ndihmohen nga ministria dhe do të vazhdojnë ta kenë përkrahjen e institucioneve.
Veç kësaj 24 milionë euro do të ndahen për pylltari, 25 milionë euro për zhvillimin rural derisa 2.6 milionë euro do të destinohen për paga dhe mëditje.
Prioritet në investime do të kenë ekonomitë bujqësore, pra fermat, investimet në produktet bujqësore, zbatimi i strategjive zhvillimore, ujitja e tokave bujqësore, investimet që trajtojnë mbrojtjen e ambientit, prodhimi i energjisë së ripërtërijshme e të tjera.
Zëvendëskryetarja e këtij komisioni, Besa Gaxherri, kërkoi që të bëhet një auditim edhe i brendshëm edhe i jashtëm për shumën që ndahen për subvencione.
Poashtu vuri në pah se mjetet për bujqësi janë të njëjtat sikurse për vitin 2018 gjë që tregon se këto mjete nuk janë shfrytëzuar aspak se ministria nuk ka bërë një menaxhim të mirëfilltë me buxhetin.
Shqetësimi kryesor i Gaxherrit ishte instituti i vetëm bujqësor në vend i cili ndodhet në Pejë e që për të nuk është bërë as një investim dhe as një plan veprimi./klan kosova/

Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...