Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke folur për rritjen e pagave të qeveritarëve, ka thënë se sektori i pagave është një sektor i parregulluar.
Rritjet që janë bërë obligohen më ligj, theksoi ministri ndonëse bëri të ditur se pagat nuk janë marrë me rritje ende.
“Ende nuk ka realizuar askush pagë me rritje. Unë si ministër po e përkrahi që kjo çështje të rregullohet me ligj. Nuk është bërë ekzekutimi i pagave me rritje sepse është proces që duhet të rregullohet me ligj. Vendimi është në fuqi dhe në moment jemi të obliguar të zbatojmë mirëpo ka pas absurde”, ka thënë Hamza.
“Po hyjmë në fazën e rregullimit të sistemit. Le të rregullohen thirrjet, mos të ketë zyrtarë për fotokopje… as pagat e mjekëve nuk janë në rregull, edhe aty duhet të ekzistojë një sistem”, ka thënë ai.
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...