Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i ka dhënë një dhuratë ministrit gjerman, Cem Özdemir.
Atij iu dha dhuratë një kavanoz ajvar nga “Gratë e Krushës”.
Ajeti me anë të një postimi në Facebook, thotë se kjo erdhi pasi Özdemir, për tri vite radhazi merr pjesë në shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Një kavanoz ajvar nga “Gratë e Krushës” në 17-vjetorin e Pavarësisë Një dhuratë e vogël mirënjohjeje nga Kooperativa Bujqësore “Gratë e Krushës” për një mik të vërtetë të Republikës tonë, Ministrin Cem Özdemir, i cili tri vite radhazi merr pjesë në shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës sonë në Berlin, si një nga ministrat e rrallë evropian të Bujqësisë të shteteve mike që vizitoi Krushën e Madhe. Një kavanoz ajvar që është bërë sinonim i sakrificës dhe rezistencës. Një simbol i duarve të arta të nënave tona, të cilat historikisht dhimbjen e shndërruan në shpresë jete dhe një simbolikë e të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës, kujtimi për të cilët është pjesë e vetëdijes tonë kombëtare dhe kolektive. E bekuar qoftë rruga e Republikës tonë me miqtë tanë”, shkruan Ajeti./Arbresh.info/
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...