Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka paralajmëruar lajme të mira për sa i përket njohjeve.
Çollaku në një intervistë dhënë Tena Prelecit për blogun EUROPP, ka thënë se është fatkeqësi që pesë prej shteteve të BE-së, Qipro, Greqia Rumania, Sllovakia dhe Spanja ende nuk e kanë njohur Kosovën, duke theksuar se kjo çështje i ka krijuar probleme Kosovës drejt integrimit dhe anëtarësimit në BE.
Në këtë kontekst, ministri Çollaku ka thënë se pret që Greqia dhe Rumania ta njohin Kosovën këtë vit.
“Kemi marrëdhënie me shumicën prej këtyre vendeve, në veçanti me Greqinë, Sllovakinë dhe Rumaninë, ndërsa me Spanjën e Qipron raportet janë më të dobëta. Nuk do të befasohesha nëse do të pranonim lajme pozitive nga Greqia dhe Rumania në një të ardhme të afërt, me gjasë brenda këtij viti”, ka thënë Çollaku.
Ai ka shtuar se pret që të gjitha shtetet e BE-së do të vijnë në përfundimin se Kosova është e aftë që të funksionojë si shtet demokratik dhe që të arrijnë në atë fazë që të njohin shtetësinë tonë.
Olta Gixhari shijon pushimet në Turqi, nuk mungojnë pozat të...
145 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Begaj: Ishte kjo që projekt...
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Luizi i ftuar special i Ki...
Osmani: Lidhja e Prizrenit thirrje për bashkim kombëtar kur ...
Rilind Haziraj largohet nga Fushë Kosova
Pesë të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë municionesh ...