Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve, shkruan arbresh.info.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar se në këtë ditë të veçantë për besimtarët e besimit katolik, uroj që sa më shumë të ketë dashuri, paqe, harmoni, e çdo gjë të mirë në familjet e të gjithëve.
Postimi i tij i plotë:
“Gëzuar Pashkët për të gjithë besimtarët katolikë!
Në këtë ditë të veçantë për besimtarët e besimit katolik, uroj që sa më shumë të ketë dashuri, paqe, harmoni, e çdo gjë të mirë në familjet e të gjithëve!
Me rastin e Pashkëve, uroj dhe shpresoj në sa më shumë besim tek njëri-tjetri, shpresoj në një bashkëpunim në rritje, çdo herë për qëllime pozitive, për vendin dhe komunitetin! Gëzuar!”./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës