Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, falënderoi Ambasadën Amerikane e cila financoi projektin “Junior Geeks”.
Ai konsideroi se siç po mbështetin partneret tanë për të rinjetë te njëjtën duhet ta bëjë është shteti i Kosovës.
Ministri Bytyqi gjithashtu ceki disa nga projektet qe i kanë realizuar si Ministri.
“Pasuria jonë më e madhe është rinia. Ajo çka i duhet rinisë tonë është t’ua krijojmë mundësinë. Partneret tanë po na krijojnë këtë por kjo mbetët edhe përgjegjësi e jona. Ne jemi të përkushtuar për të punuar si ne këtë fushë si kjo. Projektet që janë në zbatim, kemi bërë ngritjen e mësimdhënësve për ndërmarrësi në 68 shkolla, ndërmarrjen e praktikave që janë vendosur në disa shkolla, Themelimi i qendrës kooperative të teknologjisë në Prishtinë”, tha ai.
Veç tyre, fjalën e morën edhe Tea Reqica dhe Ardit Xhaferi të cilët ishin dy nga nxënësit në shkollë digjitale. Ata edhe pse shumë të ri në moshë, treguan për përvojat e tyre në këtë shkollë dhe njohurit të cilat i kanë fituar dhe mundësit e punësimeve të cilat ua ka ofruar praktika të cilën e kane bërë.
“Junior Geeks”, sa pari do te jete ne Prishtine, Pejë dhe Mitrovice./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë