Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ngushëlloi familjen Bajçinca, pas vdekjes së profesorit Isa Bajçinca.
“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më dashurit tuaj, Arsimi ynë humbi një nga kontribuuesit më të mëdhenj të edukimit të brezave të rinj, duke qenë se një pjesë të madhe të jetës dhe punës së tij ua kushtoi Profesor Bajçinca, po ashtu dha një kontribut të jashtëzakonshëm në kultivimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe, duke u bërë një nga emrat më të rëndësishëm në fushën e albanologjisë”, thuhet në telegram.
Ministri tha se personaliteti i Isa Bajçincës do të jetojë me ne dhe me brezat që vijnë, sepse me përkushtim të madh ia kushtoi jetën gjuhës amtare dhe mësimdhënies.
“Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...
Osmani pas rezultateve preliminare: Ky është veç hapi i parë...
Abdixhiku: LDK-ja shënon rritjen më të madhe që ndonjë parti...
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...