Sot, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka pritur në takim delegacion e UNDP-së në Kosovë, të prirë nga Koordinatorja për Zhvillimin e KB në Kosovë, Ulrika Richardson, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suoko, zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Niels Knudsen, udhëheqësja e programit për zhvillim të qëndrueshëm dhe ambient, Enisa Serhati, dhe Shefi i zyrës së UN Habitat në Kosovë, Omar Siddique.
Në këtë takim u diskutua për prioritetet e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit me UNDP për çështje me interes të përbashkët. Pjesë qendrore brenda diskutimit zunë projektet që kanë të bëjnë me rritjen e vetëdijesimit për ndryshimet klimatike, rishikimin e mundësive të reja për mbrojtjen e mjedisit, projektet për restaurimin e burimeve natyrore, reduktimin e gazrave në natyrë, si dhe puna që duhet bërë drejt hartimit të politikave që e promovojnë turizmin.
Duke i falënderuar për vizitën dhe gatishmërinë e shprehur për të bashkëpunuar, ministri Aliu theksoi se për çështje që lidhen me mjedisin, infrastrukturën dhe zhvillimin e turizmit, ministria që ai drejton është përherë e hapur dhe e gatshme të bashkëpunojë./arbresh.info/
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...