Ministri Abrashi në takim drejtorin e KEDS it, diskutohen bashkëpunimet ekzistente

17:26 | 15 Qershor 2020

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të hënën (15.06.2020), ka pritur në takim drejtorin menaxhues të KEDS në Kosovë, Alter Erbas, shkruan arbresh.info.

Në këtë takim njoftues, Abrashi dhe Erbas diskutuan për bashkëpunimet ekzistente dhe ato në vazhdimësi mes ministrisë dhe KEDS-it.

Ministri Abrashi e informoi për projektet me prioritet në mandatin e tij dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me KEDS, me qëllim të evitimit të vonesave të mundshme në realizimin e tyre./arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara