
Foreign Ministers are seated prior to a G7 foreign ministers meeting in London, Wednesday, May 5, 2021. Diplomats from the group of wealthy nations are meeting in London for their first face-to-face gathering in two years. (Ben Stansall/Pool Photo via AP)
Ministrat e Jashtëm të G-7 gjatë takimit të sotëm, i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.
“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndihmën e BE-së për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme që do të kontribuonte në stabilitetin rajonal”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tyre.
Në komunikatë thuhet se u është bërë thirrje vendeve në rajon të zgjerojnë hapësirën e brendshme politike dhe të përmirësojnë mjedisin për shoqërinë civile dhe mediat e pavarura.
“Spekulimet e pajustifikuara rreth ndryshimeve të kufijve përgjatë vijave etnike nuk janë zgjidhje për sfidat me të cilat përballet rajoni. Ndryshime të tilla do të përbëjnë një kërcënim për sigurinë rajonale”, thuhet tutje.
Pjesë nga deklarata e përbashkët e përfaqësuesve të G7 e publikuar në faqen e shërbimit të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...