Ministrat e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla dhe Armend Mehaj kanë bërë homazhe tek varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
“Në ballë të kauzës për rezistencë kombëtare, Adem Demaçi ishte frymëzues dhe veprimtar shembullor, idealist i përhershëm, deri në vdekje.
Sakrifica e tij e pakrahasueshme ishte referencë e popullit shqiptar, për idealet që s’thyhen, për idetë që nuk burgosen, për vullnetin që nuk shtypet.
Adem Demaçi ishte tribun i cili gjallëroi mendjet dhe zemrat e një populli të tërë për të rrugëtuar në rezistencë me çfarëdo çmimi, deri në çlirimin përfundimtar të vendit.
Lavdi jetës dhe veprës së Adem Demaçit, simboli i rezistencës kombëtare”, ka shkruar ministrja Haxhiu në facebook. /arbresh.info/

“U larguam sapo dëgjuam raportimet e para”/ Mbërrin në Mbret...
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë