Legal në Prishtinë e ilegal në Zveçan.
Ky është rasti i Ivan Todosijeviqit.
Të parin post e ka si ministër i pushtetit lokal nën Sistemin e Kosovës, kurse në atë të Serbisë, tash e sa vite kryen detyrën e të parit të Komunës së vogël që funksionon me rregullat e Beogradit.
Në fund të muajit shkurt, Todosijeviq që është pjesë e Listës serbe, u pa duke pranuar donacione nga Beogradi, si shef i pushtetit lokal që punon me sistemin serb, njofton Klan Kosova.
Postin që ai e mban në Zveçan e shfaq dhe faqja zyrtare e asaj që serbët e quajn Organi i Përkohshëm Qeverisës për komunën në veri të shtetit kosovar.
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”