Kryeministri Edi Rama nga konferenca “Një kontinent, një e ardhme dhe zgjerimi Ballkanit Perëndimor në BE”, duke folur për Shengenin Ballkanit, i dërgoi udhëheqësisë politike të Prishtinës një mesazh, duke lënë të kuptohet se nuk do të priten pafundësisht, që ata të bëhen pjesë e kësaj iniciative rajonale.
“Nuk është mini Shengen është thjesht më masat reale të rajonit tonë. Kjo bëhet për të patur një hapësirë më të madhe për ekonominë tonë sepse jemi tregje shumë të vogla. Nuk na duhet konsensus për gjithçka, pasi është shumë e hapur shumë freksibël, është e lirë për gjithkënd nuk ndërtohet në bazë të mekanizmit të konsensusit që kushdo që është pjesë e kësaj nisme të bjerë dakord. Ata që nuk duan të bien dakort për diçka, të bllokojnë të gjithë të tjerët. Jo, çdo vend çdo shtet merr vendimet e veta. Nëse Kosova është pjesë e kësaj nisme nuk është e detyruar të bëjë të njëjtën gjë me Shqipërinë apo Serbinë. Është shumë e thjesht. Serbia nuk mund të vendos asnjë veto, asnjë kusht, asnjë paragjykim për mënyrën se si të gjitha vendet e tjera, shtet e tjera, duan të ecin brenda kësaj nisme”.
Duke u ndalur në ngadalësimin e procesit të integrimit Europian të rajonit kryeministri tha se e “ Dimë që ‘djalli fshihet tek detajet’ dhe përvoja na ka treguar se për më të ‘vegjlit’ e më të dobëtit, rregullat nuk janë asnjëherë të respektuara dhe për të ‘fortit’ ka gjithmonë një rrugë.”.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...