Minatorët e Flotacionit të Kishnicës kanë hyrë sot në grevë, për shkak se ende nuk u janë paguar pagat.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës, Blerim Imeri, i cili tha se punëtorët kanë ndalur punën për shkak të mosmarrjes së pagave.
“Po, kam informacione se punëtorët sot do ta ndalin punën shkaku se nuk i kanë marrë pagat,” deklaroi Imeri.
Ai nuk dha detaje nëse është zhvilluar ndonjë bisedë me menaxhmentin e Trepçës për të gjetur një zgjidhje lidhur me situatën.
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat