Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Shala, ka konfirmuar se viktima e sotme në Veternik të Prishtinës, është ish-kandidati i AAK-së për deputet, Hekuran Hoxha.
Përmes një postimi në Facebook, Shala tha se lajmi për vdekjen e “Kanit”, është lajm shumë i hidhur.
“Është një nga ato lajmet e hidhura që nuk dëshiron as t’i besosh. Hekuran Hoxha (Kani) qenka nda nga kjo jetë”.
“Gjakova paska humbur një djalë të ri dhe të njohur për shoqërinë tonë. Është me të vërtet e dhimbshe humbja e jetës së tij”, tha Mimoza Shala.
Ajo i ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjarëve, kolegëve dhe shoqërisë së Kanit.
“Pushofsh i qetë Kani”, shkroi Shala.
LEXO EDHE:
Raportohet se i vdekuri në Veternik ishte kandidat për deputet nga AAK
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...