Personi i gjetur sot pa shenja jete brenda veturës në Veternik të Prishtinës, ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Në media po raportohet se bëhet fjalë për biznesmenin gjakovar, Hekuran Hoxha, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit garoi për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur hetimin.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga Policia e kryeqytetit.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë.
Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit