Mimoza Kusari sot ka sulmuar Kryeministrin Haradinaj për mungesën e flamurit në takim me Mogherinin. Ajo, por edhe Isa Mustafa, dhe secili lider i Kosovës në Bruksel ka shkuar pa flamur.
Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas takimit të sotëm të Kryeministrit Ramush Haradinaj me shefen për diplomaci të Bashkimit Europian, Federica Mogherini në Bruksel. Ajo ka kritikuar qeverinë për shkak të mungesës së flamurit të Kosovës në takime.
“Në pritje të liberalizimit, por duket se larg për Kosovën me këtë Qeveri e këtë udhëheqje të kemi jetë më të mirë. #PremtimeBoshe #PolitikaPaVizion #QeveriEKlaneve”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.
Por njëjtë kishte vepruar edhe Mimoza Kusari-Lila në kohën kur përfaqësonte Kosovën në Bruksel.
Kjo foto është e vitit 2013 dhe shfaq Kusari-Lilën si zëvendëskryeministre dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë në takim me komisionerin për zgjerim Stefan Fule.
Flamuri i Kosovës mungon, ashtu siç ka munguar gjithmonë në takimet e tilla, përfshirë kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër.
E gjithë kjo ndodh për shkak se Bashkimi Europian është neutral ndaj statusit të Kosovës. Pesë vende të BE’së ende nuk e njohin: Kosovën, Spanja, Sllovakia, Greqia, Qipro dhe Rumania.
Në takimet e nivelit të tillë, në të kaluarën janë përdor formula të ndryshme duke nis prej formatit ‘Gymnih’, ku përfaqësuesit e Kosovës janë prezantuar vetëm në emrat tyre e deri te fusnota, e cila sipas ish-ministres për dialog Edita Tahiri do të ‘shkrihet’ kur Kosova të njihet nga pesëshja e BE’së.

Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...