Grupi qytetar “Njerëz të Pastër për Kosjeriq të Pastër” njoftoi se sot rreth orës 13:00, Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe person për të cilin janë lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare për shkak të agresionit në Banjskë të Zveçanit, i njohur edhe për lidhjet e tij të ngushta me Partinë Progresive Serbe, u shfaq në qendër të qytetit serb Kosjeriq, që gjendet në distriktin e Zllatiborit.
Siç raporton gazeta serbe “Danas”, prania e tij shkaktoi shqetësim tek qytetarët.
Ky medium thotë se dëshmitarët okularë kanë thënë se Radoiçiqi kërcënoi hapur qytetarët e mbledhur në një nga lokalet e hotelerisë.
Ai thuhet se shoqërohej nga roje sigurie dhe zyrtarë të qeverisjes vendore – kryetari i komunës së Kosjeriqit, Zharko Gjokiq, këshilltari i kryetarit të bashkisë, Dallibor Vujiq dhe Sllobodan Gjukiq.
Sipas këtij grupi, ky delegacion kaloi nëpër rrugën kryesore të qytetit dhe vizitoi disa lokale hoteliere, ku qytetarët që kishin marrë pjesë më parë në protesta kundër autoriteteve lokale dhe republikane, u ngacmuan.
“Dëshmitarët pretendojnë se anëtarët e eskortës i kanë fyer dhe kërcënuar vazhdimisht qytetarët”, thuhet në deklaratën e këtij grupi qytetarësh.
Grupi thekson se incidente të tilla përbëjnë “një kërcënim serioz për sigurinë e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe të drejtat themelore të njeriut” dhe kërkon një reagim të menjëhershëm nga prokuroria, policia dhe shërbimet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë Millan Radoiçiqin, të ndalohen dhe të merren në pyetje në përputhje me ligjin.
“Nuk kemi frikë. Lufta për një Kosjeriq të lirë, të sigurt dhe të drejtë do të jetë vetëm më e vendosur dhe këmbëngulëse pas kësaj ngjarjeje”, deklaroi GG “Njerëz të Pastër për Kosjeriq të Pastër”.
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV