Me masa sigurie është sjell para gjykatës një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë, Milun Milenkovic-Llune.
Ai sot u soll përpara Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“Llune” u shoqërua nga Policia dhe një patrullë e shtuar.
Lajmin për arrestimin e të dyshuarit Milenkoviq e bëri të ditur dje ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla tha se Milun Milenkovic- Llune është një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, njoftoi ministri.
Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë./Arbresh.info/

Prokuroria Speciale kërkon masë paraburgimi për Millenkoviqin që u arrestua në veri
IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është...
Publikohet formacioni e javës në Ligën e Kampionëve – ...
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League