Mbrëmë kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së shtatë në Ligën e Kampionëve.
Tashmë UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të javës, ku nuk munguan yje si Vinicius Junior e Femrin Lopez, që ishin kyç në fitoret e Realit dhe Barçës, shkruan Arbresh.info.
Porta për këtë javë është e blinduar nga gardiani i Olympiacosit, Tzolakis.
Mbrojtja përbëhet nga Jafarguliyev (Qarabag), Van Dijk (Liverpool), Gundrsen (Bodo/Glimt) dhe Pedro Porro (Tottenham).
Thuram i Juventusit është vendosur para mbrojtjes. Ndërsa mesfusha ofensive përbëhet nga katër lojtar të katër skuadrave spanjolle.
Vinicius (Real Madrid), Navarro (Athletic Bilbao), Fermin Lopez (Barcelona) dhe Simeone (Atletico Madrid).
Në maje të sulmit është Suarez i Sporting Lisbonës.
Xhiro e fundit e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve luhet javën e ardhshme, ku të mërkurën zhvillohen të gjitha ndeshjet./Arbresh.info

Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar