Gazetari, Milaim Zeka ka dhënë dorëheqje nga vendi i tij i punës në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Zeka këtë lajm e dha përmes një postimi në facebook, ku deklaroi se vendimi i tij vjen duke parë zhvillimet dramatike në RTK, ndërsa nuk ka hezituar të akuzojë “klasën e re politike” duke thënë se kanë për qëllim shuarjen e këtij mediumi publik, shkruan arbresh.info
“Rrugëtimi im mediatik do të jetë me mediat në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe vendet e tjera perëndimore. Ashtu sikurse Putini që po bënë luftë me të gjithë, edhe ‘çlirimtarët’ e 14 shkurtit po e zgjerojnë frontin e luftës. Edhe Putini, edhe këta, kanë me dështu me turp”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Te nderuar kolegë, dhe kolege
Duke i pa zhvillimet dramatike ne RTK, duke e pare qe klasa e re politike ka per qellim shuarjen e ketije mediumi publik, kam vendosur te jap doreheqje nga vendi im i punes.
Rrugetimi im mediatik do te jet me mediat ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, dhe vendet e tjera perendimore.
Ashtu sikurse Putini qe po bene lufte me te gjithe, edhe “çlirimtaret” e 14 shkurtit po e zgjerojne frontin e luftes. Edhe Putini, edhe keta, kane me deshtu me turp!!!
Faleminderit te gjithe atyre njerezeve te mire te RTK-se, me te cilet kemi punuar qe 20 vite.
Kujtojmë se, në zgjedhjet e 14 shkurtit si më të votuarit e popullit dolën lidershipi politik i Kosovës, me kryeministër Albin Kurtin, presidente Vjosa Osmani dhe kryeparlamentar Glauk Konjufca./arbresh.info/
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...