Deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka ka reaguar pas lajmit se një punëtor i Bechtel Enkës tha që autostrada “Arbën Xhaferi” nuk është e sigurtë.
Përmes Facebook’ut, Zeka ka shkruar se kjo pikërisht është arsyeja se pse nuk ka shkuar në përurimin e kësaj autostrade që e ka quajtur urë të hajnisë klasike.
“Lexoni ku kemi ra? Në fund te pusit. Pikërisht kjo ishte arsyeja pse nuk isha në përurimin e Urës të Hajnisë klasike të parasë publike. Ky Perparim Sadiku, për mu është hero i Kosovës”, shkroi ai.
Perparim Sadiku, ish-punëtor i Bechtel Enkas, ka hedhur dyshime për cilësinë e autostradës ‘Arbën Xhaferi’. I ftuar në emisionin Frontal, Sadiku e ka quajtur autostradën të mirë vetëm në pamje.
“Autostradë mund ta quaj një autostradë në thonjëza. Pamja është e mirë, por zemra është e keqe”, theksoi Sadiku.
Madje, Sadiku ka thënë se nuk ka guxim të udhëtojë nëpër autostradën e re për shkak të cilësisë së dobët.
“Nuk kam besim ta kaloj urën. Nuk do ta vizitojë kurrë autostradës përtej Fusha e Pajtimit. Për shkak se më ndodhi lëndimi duke e ndërtuar dhe cilësisë së keqe. Jam i bindur se 30% i punëtorëve nuk kanë zemër të shkojnë në atë autostradë për shkak të ndërtimit të keq”, tha Sadiku.
E për ndërtimin e keq të autoudhës “Arbën Xhaferi”, Sadiku ka thënë të ketë foto që dëshmojnë një gjë të tillë.
Ai ka deklaruar se është i gatshëm t’ia ofrojë Prokurorisë së shtetit nëse e kontaktojnë.
Sadiku tregoi se atij i është ndaluar 30% e pagës nga Bechtel, të cilën e merrte si kompensim për lëndimin në vendin e punës.
Arsyeja sipas tij ishte deklarimet publike që i kishe bërë në emisionin Frontal rreth lëndimit të tij në punë. Express
Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të ...
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...