Ish-gazetari Milaim Zeka ka zyrtarizuar aderimin e tij në NISMA për Kosovën.
Zeka ka bërë të ditur se ish-mësuesi i tij, Jakup Krasniqi ka hequr dorë nga lista e NISMA-s për deputet në mënyrë që t’ia lëshoj vendin atij në këtë listë, shkruan arbresh.info.
Zeka ka thënë se nuk ka bërë pazare me NISMA-s dhe se është pajtuar me drejtuesit e saj që t’i lejojnë të mbetet ai person që ka qenë deri më tani.
Ai ka shtuar se do të jetë ai Milaim Zeka që në parlamentin e Kosovës do ta kritikoj ashpër siç ka thënë, kryeministrin e ardhshëm, Ramush Haradinaj.
“Shumë kolegë të mi kanë shkuar me pazare shumë të nalta nëpër partitë ku kanë aderuar. Unë kam kërkuar që të lejohet që Milaimin mos me shit, mos me deformu për asnjë post, të jem ai njeri që kam qenë deri më sot”, ka thënë Zeka.
Ndërkaq, lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj tha se beson që bashkë me Zekën do t’i japim shtyrje të re proceseve politike në vend.
“Besoj shumë që me ju bashkë do t’i japim një shtyrje të re procesve politike në vend, do të japim një kualitet tjetër skenës politike”, ka thënë Limaj./Arbresh.info.
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...