Nazmi Mikullovci drejtues i komitetit për industri në VV ka thënë se trk Trepça nuk është vetëm miniera që ky statut e përfaqëson.
“Në Statut Trepça kthehet në shekullin e mesëm sepse nuk janë përfshirë disa nga asetet kryesore”, ka thënë ai.
Sipas tij ka mungesë të strategjisë për zhvillim të sektorit të ekonomisë.
“Çka në të vërtetë ne po i ofrojmë dikujt të vij në Kosovë të investoj”, tha i duke shtuar se nëse dikujt i ofrojnë hapësirë industriale me infrastrukturë të plotë siç ka Trepca, iu garantojnë që do ti furnizojnë material do të kenë investitor që sjellin teknologji.
“Prandaj Trepça me këtë statut e humb zhvillimin ta dërgoj Kosovën shumë hapa përpara, mbetet në Bujqësi dhe në xehtari e që prej këtyre asnjë shtet nuk është pasuru”, tha ai.
Mikullovci tha se me këtë statut nuk përmenden asetet që kanë qenë anekënd Kosovës posaçërisht në Jogusllavi.
“Ato në tërësi janë harruar dhe janë falur. Ky statut ashtu siç është sjellë e rregullon zgjedhjen e bordit ku është dashur ti ketë 9 anëtarë. Ky bord po funksionon i cunguar pasi që tre serb që është dashur të jenë aty nuk janë. E kësaj po i vjen era ndarje e Trepçës nga Ibri e lartë dhe nga Ibri e poshtë”, tha ai.
Ai po ashtu tha se me këtë ligj Trepça mund të shkoj në privatizim dhe likuidim./arbresh.info
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...