Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka sjellë rikthimin e gazetës së shtypur në kryeqytet, shumë vite pas ndërprerjes së botimit të tyre. Pas paralajmërimit të bërë dje në rrjetet sociale, sot mijëra qytetarë u zgjuan me gazetën “Koha për Prishtinën” në duart e tyre.
Gazeta do të botohet çdo javë dhe përmban shkrime autoriale nga Ismaili dhe ekspertë të fushave të ndryshme, ku trajtohen problemet e përditshme të qytetetarëve, potenciali i Prishtinës dhe zgjidhjet për një kryeqytet funksional.
Ashtu si gazetat klasike, “Koha për Prishtinën” sjell rubrika me nostalgji, si fjalëkryqi dhe karikaturat, duke e rikthyer traditën e leximit të shtypit të përjavshëm. Kjo gazetë do të shpërndahet falas për qytetarët në të gjitha lagjet e kryeqytetit.
Kjo nismë, sipas Ismailit, është një formë e re komunikimi dhe reflektimi, ku lidhja me qytetarët forcohet duke u ndalur te e kaluara, problemet e tashme dhe vizioni për të ardhmen e Prishtinës.
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...