Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar pasi Presidentja Vjosa Osmani tërhoqi kërkesën që e kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi gjyqtar raportues në këtë lëndë u caktua Radomir Laban.
Miftaraj e cilësoi këtë si sulm ndaj Gjykatës Kushtetuese duke thënë se siguria kombëtare nuk mbrohet kështu.
Ai kujton se IKD kishte kundërshtuar publikisht emërimin e gjyqtarit Laban, por sipas tij, çështje të tilla duhet të adresohen nga autoritetet përkatëse përmes mekanizmave ligjorë, dhe jo të shndërrohen në mjete të presionit publik apo politik ndaj Gjykatës.
“Sidoqofte, siguria kombetare ruhet dhe mirembahet nga autoritetet kompetente e kurre permes politizimit te GJK dhe sulmeve te tilla nga Presidenca. Gabim dhe ndertim I nje kulture te re qe cenon rende pavaresine dhe integritetin e Gjykates Kushtetuese”, ka shkruar Miftaraj./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës
Kuvendi i Kosovës miratoi dhjetë projektligje
Rama ndan pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje në Prishtin...
Berisha shkruan për vdekjen e Qosjes: Pavarësisht kundërshti...
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...