Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës (IKD) i ka reaguar Presidentes Vjosa Osmani, e cila akuzoi mediat për përndjekje të vajzave të saj të mitura.
Në një postim në Facebook, Miftaraj ka thënë se një presidente që shfrytëzon të gjitha privilegjet shtetërore që ia garanton pozita zyrtare nuk mund të mbrohet duke sulmuar median.
Sipas tij, Presidentja dhe familja e saj janë interes publik.
“Media e ndjek lajmin që është interes publik. Presidenti dhe familja e tij/saj janë interes publik. Një politikan dhe familja e saj që ruhet 24 orë nga policë të specializuar dhe profesionistë nuk mund të paraqitet viktimë”, ka shkruar Miftaraj.
“I keni degraduar funksionet qe I mbani dhe institucionet publike qe udhehiqni deri ne ate mase sa nuk e dime a eshte institucioni i Presidentit te Republikes se Kosoves apo një çerdhe e femijeve”, ka shkruar tutje ai./Arbresh.info/
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës
Kuvendi i Kosovës miratoi dhjetë projektligje