Miftaraj nga IKD: Gruaja që u vra është viktimë e neglizhencës së Prokurorit të Shtetit

12:49 | 17 Mars 2021
Arbresh.info

Instituti i Kosovës për Drejtësi  ne bashkëpunim me Rrjetin e Grave te Kosovës, ka thënë se vrasja e Sebahate  Sopit ka ndodhur për shkak të mos veprimit të institucioneve të shtetit, përkatësisht prokurorisë.

Në konferencën për medie ku u publikua raporti  “Shteti me mos veprim, privon nga jeta Sebahate Sopin”, tha se Prokuroria  po mundohet të mbulojnë këtë rast.

Ehat Miftaraj nga IKD-ja tha se Sebahate Sopi është viktimë e shtetit të Kosovës.

“Republika e Kosovës edhe njëherë dështoi në mbrojtjen e Sebahate Sopa, në bazë të ekspertizës është viktimë e shtetit të Kosovës. Pozita e prokurorit nuk është privilegj, por është përgjegjësi para Kushtetutës dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Adelina Berisha- nga rrjeti i grave të Kosovës tha që mbrojta e grave dhe këtyre viktimave duhet të bëhet nga ata që duhet, respektivisht institucioneve.

“Do donim që mbrojtja  e grave të bëhet nga ata që duhet të na mbrojnë, dhe tashmë nuk është habi për këto raste ku gratë raportojnë për dhunën e tyre në familje”, tha Berisha.

Ajo theksoi që shpreson shume që kjo të jetë vrasja dhe dhuna e fundit që po u bëhet grave.

“Le të shpresojmë qe ky të jetë rasti i fundit që na ka bërë bashke këtu, dhe të mos tolerohet vrasja dhe dhuna e grave”, përfundoi ajo.

Gëzim Shala nga IKD-ja  tha se vrasjen Sopa i ka paraprirë dështimi i institucioneve.

“Vrasjes së të ndjerës Sopi i ka paraprirë dështimi i Institucioneve, dhe tashmë edhe vet institucionet dhe prokuroria që po mundohen ta mbulojnë këtë rast, bazuar në komunikatën e Prokurorisë në fjalë. Bëhet fjalë për një dhunë sistematike, dhe përkundër kësaj prokuroria nuk ka marrë as edhe një hap kundrejt kësaj dhe të parandalohet një vrasje”, theksoi tutje ai.

Shpërndaje në rrjete sociale