Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për parandalimin e dukurive negative dhe rritjen e sigurisë në shkolla dhe përreth tyre, Policia në Vushtrri në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente ka realizuar kontrolle në gjashtë shkolla (të mesme të larta dhe të ulëta) në territorin e komunës së Vushtrrisë.
Gjatë realizimit të kontrolleve policore, në katër raste të ndara tek nxënës të ndryshëm janë gjetur dhe sekuestruar mjete të kundërligjshme, si në vijim:
një (1) boks hekuri;
tri (3) mjete të mprehta (thika).
“Lidhur me rastet janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, në koordinim me institucionet përkatëse. Policia do të vazhdojë me aktivitete parandaluese me qëllim të ofrimit të sigurisë në ambientet shkollore dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
“1.6 miliardë euro investime në turizëm”, Rama: ...
Dyshohet se u vodh në Gjermani, sekuestrohet një veturë në v...
Kreu i ‘Dardanëve’ zbulon vendin ku takohen tifo...
Ky është Bejtullah Isufi, dyshohet se u dogj duke djegur mbe...
Ishte vetëm 16 vjeç kur u zhduk, rivarroset në Krushë të Vog...
KFOR-i kryen inspektim të sigurisë në minierën e Trepçës