Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot mori pjesë në manifestimin qendror në Ohër për vënien e Kryqit të Shenjtë në ujërat e Liqenit të Ohrit, ku sërish bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Një orë e më parë të mbahen zgjedhjet. LSDM ikën nga përgjigjja se kur mund të ndodhin. Jemi gati t’i paraqesim Kuvendit ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në të cilat nuk do të ketë 100 ditë qeverisje teknike dhe do të përdorim afatin kushtetues prej 45 ditësh.
Nëse kjo është pengesë, le të qëndrojë kjo qeveri deri në zgjedhje të reja, le të mbetet ministri Spasovski, le të mbetet ministri i ri i Punës dhe Politikës Sociale”, tha Mickoski para gazetarëve./Telegrafi/
Alvarez futet në “radarin” e Perezit, Atletico g...
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...