Të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale në Republikën e Kosovës aktualisht janë të depërtueshme për qarkullim, pavarësisht gjendjes së krijuar për shkak të kushteve atmosferike.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, i cili shtoi se që nga mesnata të gjitha kompanitë e pastrimit janë angazhuar për të përfunduar punën e tyre:
”Të gjitha kompanitë e pastrimit të rrugëve janë angazhuar që nga ora 1 pas mesnate duke hedhur kripë, për të mundësuar qarkullimin e lirshëm të mjeteve në trafik”.
Ai ka pranuar se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë bllokim të mundshëm të ndonjë rruge megjithatë është kërkuar që të ketë kujdes dhe përshtatje të shpejtësisë gjatë ngasjes së automjeteve në trafik./Klan Kosova/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim