Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se Ministria e Infrastrukturës (MI), ka lidhur kontrata për mirëmbajtje verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe regjionale, sipas të cilave punëtorët paguhen me 0.01€ deri në 5.00€ për orë pune.
Tri nga kompanitë me të cilat MI ka nënshkruar kontrata, sipas KDI-së, në ofertat e tyre kanë deklaruar që i paguajnë punëtorët me 0.01€; 0.10€; 0.20€ dhe 0.30€ për orë pune, ka shkruar KDI, në një postim në Facebook.
“Me pranimin e këtyre ofertave, Ministria e Infrastrukturës ka legjitimuar shkeljen e të drejtave të punëtorëve të mbrojtura me Ligjin e Punës si dhe ka vepruar në kundërshtim me Rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurim Publik”, thotë KDI.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...