Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se është bërë një hap kyç drejt rritjes së transparencës në menaxhimin e parasë publike.
Në njoftim thuhet se nga muaji gusht, sistemi i e-Prokurimit dhe sistemi i Thesarit janë të ndërveprueshëm, ku çdo procedurë prokurimi për projekte kapitale mund të nisë vetëm pasi të jetë konfirmuar një zotim buxhetor, qoftë ai vjetor apo shumëvjeçar, duke parandaluar kësisoj shpenzimet pa mbulim financiar.
“Ky hap përmirëson ndjeshëm planifikimin e investimeve kapitale dhe garanton që procedurat e prokurimit të fillojnë vetëm kur fondet përkatëse janë të zotuara dhe të konfirmuara. Gjithashtu, ndërlidhja shmang parregullsitë dhe vonesat, duke ofruar më shumë transparencë për qytetarët dhe rritur efikasitetin në menaxhimin e financave publike”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike
Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për z...
Dështon reforma në Itali/ Referendumi, pjesa më e madhe kund...
Bashkimi konfirmon dy mungesa të rëndësishme ndaj Prishtinës
Kusari – Lila thotë se lirimi i TVSh-së për derivate dhe heq...