MF dhe ZKA me Marrëveshje për bashkëpunim

14:51 | 13 Janar 2017
M. A.

Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Auditor i Përgjithshëm Besnik Osmani kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit, e cila ka për qëllim të lehtësoj bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të palëve sipas fushë-veprimtarisë së caktuar me qëllim të ofrimit të të dhënave për interesa të përbashkëta, njkofotn kumtesa ministrore.

Kjo marrëveshje konfirmon edhe një herë angazhimin e Ministrisë së Financave dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit, për thellimin e bashkëpunimit ndër institucional që synon shkëmbimin e të dhënave zyrtare, Zhvillimin e një sistemi modern, funksional dhe efektiv të menaxhimit të financave publike, si dhe rritjen e llogaridhënies së menaxhmentit të organizatave buxhetore përmes rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të aktiviteteve audituese.
Përmes kësaj marrëveshje do të krijohet një kuadër i cili do të shtoj vlerën, ndikimin dhe përfitimet e auditimeve të kryera duke u siguruar në të njëjtën kohë që auditimi i brendshëm dhe auditimi i jashtëm të kryhen me përgjegjësi dhe të arrijnë rolet përkatëse.

Shpërndaje në rrjete sociale