Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë i pari nga politika dhe institucionet shqiptare që ka përshëndetur krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.
Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se ky vendim historik dëshmon se Kosova është e aftë për përgjegjësi të reja.
“Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik.”, shkruan Presidenti i Republikës.
Vizita e Putin në Pekin, Xi: Marrëdhëniet Kinë-Rusi në fazë ...
Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë shumë shpejt
Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi...
Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi...
KEDS me punime, paralajmërohen ndërprerje të energjisë elekt...
Parlamenti i BE-së miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifa...