Një tjetër reagim mëngjesin e kësaj të hënë, një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u zhvilluan në Kosovë, vjen nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Meta me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se zgjedhjet që u zhvilluan dje në Kosovë janë një një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe besimit të demokracia dhe vota e lirë.
Në postimin e tij ai shkruan:
“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.
Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbare botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!”/arbresh.info
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...
Kryeministri i Grenlandës paralajmëron: Trump ende synon kon...
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare ...
Nga sot turistët në Romë do të paguajnë 2 euro për të parë n...
Rikonfirmimi i Abdixhikut si Kryetar, Agim Veliu: Nuk shpëto...
Melos Zenunaj rikthehet tek Dukagjini