Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në juglindje të vendit. Gjatë ndalesës në Pogradec, kreu i shtetit foli mbi krizën, të cilën e cilësoi të qëllimshme dhe tha se është gati të lërë mandatin për të mirën e vendit.
“Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Allende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake”, deklaroi Ilir Meta.
Meta thotë se kriza mund të sjellë konfrontime, të cilat i kemi parë në të kaluarën dhe që mund të cënojnë interesat e vendit.
Meta tha se i ftonte të gjithë që të mos sakrifikojnë vendin për karriget dhe interesat e tyre. Në këtë drejtim, edhe pse nuk e ndien veten përgjegjës, ai thotë se ka bërë çdo përpjekje prej dy vitesh për të paranduar këtë situatë.
Ai tha se ishte i gatshëm që në emër të një zgjidhjeje politike, që rivendos normalitetin kushtetues, dhe për ecjen drejt çeljes së shpejtë të negociatave me Bashkimin Europian.
“Jam i gatshëm për të dyja ekstremet, që nga dorëzimi i mandatit si president, pasi të sigurohet se vendi ka një zgjidhje politike parimore, solide, kushtetuese, që e çon vendin para; e deri te sakrifikimi i jetës sime si Salvador Allende për të parandaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas. Ilir Meta është i përgatitur për të dyja”, deklaroi presidenti./tch
Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam ga...
Media sllovake: Fansat e Kosovës, ndër më të zjarrtët në Evr...
Katër të arrestuar në Kamenicë, sulmuan fizikisht një person
“Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve”, Begaj uron...
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...