
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar marreveshja me BE per procedurat e sigurise per shkembimin dhe mbrojtjen e informacionit te klasifikuar./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.
Me ardhjen e tij në Shqipëri pas vizitës së Paris, Presidenti Ilir Meta ka vendosur të dekretojë emrin e Marsida Xhaferllarit si zgjedhjen e tij të dytë për postin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. (Presidenti zgjedh 3 nga 9 anëtarët)
Por zgjedhja e Metës, pavarësisht se në akordim me rradhën e procesit dhe kushtetutën*, është në përplasje me atë se çfarë ka bërë deri më tani qeveria, e cila udhëheq plotësisht me forcën e kartonëve parlamentin e vendit.
Zgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses duket se do të kthehet në përplasjen më të fortë mes Presidencës dhe shumicës qeverisëse, teksa vetëm dy ditë më parë parlamenti votoi dy anëtarët e gjykatës (nga tre që ajo duhet të zgjedhë sipas Kushtetutës).
Madje parlamenti u shpreh se sipas kushtetutës, kandidatura e dytë që duhej të zgjidhte Meta vetë, kalon automatikisht (Arta Vorpsi) pasi ka kaluar afati për zgjedhjen (30 ditë). Kujtojmë se Meta e ka zgjedhur kandidatin e tij të parë për Kushtetuesen, gjyqtarin Besnik Muci dhe qendronte ne pritje te zgjedhjes se nje emri nga ana e kuvendit.
Por situata është më e komplikuar, pasi përtej aspekteve ligjore dhe kushtetuese, palët janë përplasur dhe politikisht.
Per me teper lexoni dhe : Loja më e fundit e Ramës dhe Dvoranit me Metën dhe Kushtetutën
Maxhoranca e akuzon Presidentin Meta se ai po tregon një zell politik ndaj kandidaturës së Marsida Xhaferllarit, pasi kjo e fundit është bashkëjetuesja e ish deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj.
Pritet që këtë mbrëmje Meta të dalë në konferencë për shtyp (në orën 20:00) dhe të mbajë qëndrimin e tij në lidhje me plotësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese nuk është veçse gjykata më e rëndësishme e vendit, por edhe institucioni, mungesa e të cilit përmended kudo në perëndim kur fjala vjen tek integrimi i Shqipërisë në BE.
*Rradha e zgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses është si vijon: Listat me kandidatë (tre lista) sillen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. I pari që zgjedh nga listat është Presidenti, më tutje Kuvendi dhe në fund Gjykata e Lartë (e cila ende nuk është formuar). Pas zgjedhjes së tre anëtarëve, i njëjti proces përsëritet dy herë të tjera për plotësimin e numrit preuj 9 anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese.
DEKRETI I METËS:
Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese
D E K R E T
“PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE”
Në mbështetje të neneve 93, 125 pikat 1 e 3, 129, 149/d pika 1, 179 pikat 2 e 12, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 8 dhe 86 pika 4, shkronja “c” të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administrova “Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e plotë) e shpallur nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019”, akte këto të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimet nr.132, datë 21.09.2019 dhe 133, datë 21.09.2019; pasi u njoha me të gjithë praktikën dokumentare të vendimmarrjes dhe vlerësimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, përcjellë fillimisht nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me shkresën nr. 553 prot., datë 08.10.2019 dhe plotësuar përfundimisht me shkresën e këtij organi me nr.714 prot, datë 07.11.2019; si dhe pasi vlerësova kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, pas zgjedhjes nga Kuvendi në datën 11.11.2019, të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim vendosa të.

Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...