Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar sot në Prishtinë me ish-presidentin kroat Stipe Mesiç, në festën e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Edhe në foton meta dhe Mesiç kanë bërë simbolin e flamurit shqiptar. Takimi mes tyre është bërë publik nga vetë Ilir Meta.
“Të dashur miq, kënaqësi të takoja sot në Prishtinë në ditën e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mikun tim dhe të kombit shqiptar, Stipe Mesiç, një burrë shteti i shquar”, shkruan Meta.
Ish-presidenti kroat është dhe një nga njerëzit që e ka mbështetur kauzën shqiptare ndër vite./shekulli/
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin para, stoli ari dh...
Bilanci 24-orësh i Policisë së Kosovës: 44 aksidente trafiku...
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët
Çmimi i naftës bie pas paralajmërimit të Donald Trump ndaj I...