Mësuesve të shkollave profesionale s’iu del rroga, paralajmërohet sërish grevë

13:08 | 8 Tetor 2022

Në gjashtë shkollë profesionale, mësuesve nuk u kanë dalë ende pagat.

Këtë e ka konfirmuar Malsor Bejta, mësimdhënës në një nga këto shkolla.

Ai me anë të një postimi në Facebook, për këtë çështje e ka akuzuar Fikrije Zymberin, drejtoreshë në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve.

Madje, Bejta ka thënë se nëse nuk ka lëvizje për këtë çështje deri të hënën në ora 16:00, ai do të kërkojë me çdo kusht që kolektivi ku ai bën pjesë të futet sërish në grevë.

Postimi i plotë:

Lajmi i djeshem per dhenjen e pagave eshte i pasakte, kete e mundesoi zj. Fikrije Zymberi, Drejtoreshe e Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve, e cila po vazhdon me u talle me mesimdhenesit e gjashte shkollave profesionale ne nivel vendi, duke na bere ndalesa ne page, pa na e dhene asnje sqarim paraprak!!!

Nese nuk na jepet nje sqarim i cili ka baze ligjore, dhe nese te henen deri ne ora 16:00, nuk me del paga e plote, une do beje c’mos qe t’pakten kolektivi yne te futemi ne greve serish. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale