Në ditët në vijim vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave më stabile të presionit të lartë, që do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe me diell. Ndërkohë rryma të ngrohta ajrore që vijnë nga vala e të nxehtit mbi Europën perëndimore, do të rrisin temperaturat ditën e enjte, edhe mbi 30C.
Ditën e premte një front i ftohtë nga veriu i kontinentit, do të kaloj mbi rajon, ku gjatë paraditës do të sjellë vransira kalimtare, me mundësi për riga lokale shiu. Masat e ftohta ajrore që do të shtrihen në fundjavë, do të zbresin temperaturat përreth vlerave mesatare, por se do të vazhdoj të mbajë mot i kthjellët dhe me diell.
27.06 – Nxehtë, kthjellët dhe me diell.
28.06 – Paradite vransira kalimtare, me mundësi për riga lokale shiu. DItën kryesisht me diell.
29.06-30.06 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes më freskët.
1.07 – Në mëngjes freskët. Ditën nxehtë, kthjellët dhe me diell.
Ditën e enjte temperaturat e shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e më pas në fundjavë do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 16C, e ato maksimale nga 29C deri në 31C, e në fundjavë minimalet do të zbresin deri në 10C, e maksimalet në 25C deri 27C.
Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-9m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht mbi vlera normale.

Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...