Takimi i shumëpritur i 18 marsit në Ohër do të fillojë nga ora 10:00.
Këtë e bëri të ditur zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në një njoftim për media sot, e cila tha se duke filluar nga ky orar, Josep Borrell do të takohet me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb ndaras.
“Duke filluar nga ora 10:00, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq”, thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të takimeve të ndara të Borrell me secilin prej dy krerëve, do të fillojnë edhe takimet trepalëshe, Borrell – Kurti – Vuciq.
Teksa në takim, përpos të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në lidhje me këtë takim, vetë Lajçak javën e kaluar ishte në Kosovë dhe u takua me kryeministrin Kurti, presidenten Osmani dhe liderët opozitarë.
Po ashtu, në fillim të kësaj jave ai ka qenë edhe në Beograd, ku u takua me Vuciqin dhe opozitën atje.
Ndërkaq, sot në Serbi ka qenë edhe Escobar, i cili nesër apo pasnesër pritet të vijë edhe në Kosovë./arbresh.info
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...