Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri, pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit Drejtues, ka vendosur që Ferit Idrizi të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Idrizi, që mban funksionin e nënkryetarit të Degës së PDK-së në Vushtrri, aktualisht është në pozitën e Drejtorit për Integrime Evropiane në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
“PDK me kandidimin e Ferit Idrizit, shpreh bindjen e plotë për fitoren e radhës dhe njëkohësisht falënderon e çmon punën e kryetarit Mulaku për 3 mandate radhazi”, thuhet në një komunikatë të PDK’së.
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...