Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se ditën e hënë më 13 prill, me rastin e festës së Pashkëve Katolike, nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave.

Sipas njoftimit drejtuar medieve, MASHT njofton se këto video-ligjërata të mësimit në distancë do të transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë dhe do të ri-transmetohen të shtunën, më 18 prill.
“Për shkak se dita e hënë, 13 prill 2020, është festë zyrtare me rastin Pashkëve Katolike, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditën e festës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (më 13 prill 2020), do të ri-transmetohet edhe ditën e shtunë (më 18 prill 2020) sipas orarit të njëjtë”, thuhet në njoftim.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...