Është dita e tretë prej kur viti shkollor ka filluar. Por disa prej këtyre nxënësve të gjimnazit “Hajdar Dushi”, në Gjakovë, akoma nuk e kanë takuar profesorin e matematikës.
Bile për një pozitë të tillë, nuk ka përfunduar akoma konkursi.
Vetëm gjatë së mërkurës, kandidatët për mësimdhënës të matematikës, iu kanë nënshtruar intervistës me gojë.
Përveç në këtë shkollë, komuna e Gjakovës, ka shpallur të hapura edhe disa pozita të tjerë për mësimdhënës.
Sipas drejtorit të arsimit, Bernard Frrokajt, vonesa për rekrutimin e mësimdhënësve ka ndodhur me një shkas.
“Brenda kohës sa ka zgjatë konkursi I parë na u kanë paraqit disa kërkesa por s kemi mujt me paramendu që do të largohen po na shkakton problem”.
E në mesin e mësimdhënësve të larguar, ka të tillë që kanë shkuar për të jetuar jashtë vendit.
“ Kemi pasë disa raste që kanë kërku pushim pa pagesë, disa kanë shkuar jashtë e kemi raste edhe që shkojnë për shërim”.
Por nga dega e lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, kanë një version tjetër për vonesën e rekrutimit.
“Pasojat janë të dukshme, krejt e dinë që mësimi fillon në shtator, por janë lënë qëllimisht në fund, sidomos tani në kohë fushatash si formë korrupsioni në vecanti për militantët e tyre”.
Ky është konkursi i dytë për mësimdhënës që është hapur nga komuna e Gjakovës.
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini